Studio Legale Luzi është themeluar në vitin 1966 nga Avocati Gian Claudio Luzi. Në vite, ka kon soliduar një eksperiencë të madhe në fushen e drejtesisë civile, penale si dhe në ate familiare. Pas të ashtuquajtërve “vitet e plumbit,” Avokati Gian Claudio Luzi ka marrë në mbrojten penale të pandehur me akuzën për banda të armatosura dhe organizatë me finalite terrorizmi. Studio Luzi në vite ka trajtuar cështje me rëndësi të vecantë për sa i përket aspekteve juridike në drejtesinë civile ashtu dhe në atë penale, lidhur me pergjegjësinë profesionale mjeksore.Gjithashtu është marrë me procesë penale të lidhur me krimet si përvetësim i paligjshëm ,korrupsion, dhunë seksuale, prostitucion, organizata që kryejnë krime të finalizuara në tregëtimin e lendëve narkotike, organizata të tipit mafioz. Ndyshimi i realitetit social në vendin tonë, ka shtyre Studion Luzi ti jape nje rëndësi të vecantë sektorit të drejtesisë së imigrimit, në raport me të cilën ekziston mundësia e dhënë nga Studio, ku mund të hyhet e të shikohen dokumentacione dhe formularë të personalizuar, të cilët mund të shkarkohen drejtepërdrejtë nga siti i internetit. | | Ne vitin 2005 Studio Luzi u formua si shoqate profesionale në të cilën bëjnë pjesë si partners, Avokatët Gian Claudio Luzi, Tiziano Luzi, Claudia Capizzano dhe si bashkëpuntorë, praktikantët legale Dott. Klement Dajko e Eleonora Caraffa gjithashtu edhe sekretaria Claudia Mariani. Shoqata profesionale ka mbështetje dhe bashkëpunim të jashtëm me Avokaten Maria Cristina Fiori që bën pjesë në Studion Legale Associato Fiori-Mastrangelo me qendër në Rome. Falë specializimit të profesionistëve që përbëjnë shoqaten profesionale Studio Luzi i ofron klientëve një asistencë të plotë legale. |  | Sektori civil ushtrohet nga Avokatet Gian Claudo Luzi dhe Claudia Capizzano, lëvruese e procedurës civile në Universitetin e Studimeve në Camerino. Ndërsa sektori penal nga Avokati Tiziano Luzi, docent i procedurës penale në Universitetin e Camerinos. Avokati Tiziano Luzi bashkë me Dott. Klement Dajko ushtron dhe të drejtën e imigrimit. Studio Legale Luzi është një nga të parat realitete profesionale e pajisur me një nivel të lartë informatizimi. Ne fakt që në fillim të viteve 80 Avokati Gian Claudio Luzi kuptoi rëndësinë për të pajisur Studion e vet me një sistem administrimi të informatizuar. Ne këto vite lindi një bashkëpunim me Dott. Mario Romano Marittini, themeluesi i SedLex Informatica S.r.l.,për realizimin e një software specifik. Bashkepunimi vazhdoi deri në realizimin e Cliens, software i vecantë i cili perdoret për administrimin e Studiove Legale. Realizimi i Cliens u bë i mundur me ndihmën e dhënë nga Studio Luzi. Informatizimi i Studios i lejon klientëve të hyjnë në web në cdo moment për të njohur gjëndjen e praktikës që i është besuar Studios Luzi, dhe ku mund të marrin dokumente e modele të personalizuara, që mund të shkarkohen drejtëpërdrejtë nga siti i internetit. | Shoqata profesionale ka qëndrat e veta në Civitanova Marche (MC), Via Montenero n.29 në Camerino (MC), Via Camillo Lili n. 60 dhe në Rome, V.le Appio Claudio dhe një rrjet te pasur bashkëpunimi të jashtëm që i garanton strukturës mundësin e veprimit në të gjithë territorin kombëtar. | |
|